Pastron poret
Një lajm i mirë: mjalti është antibakterial që e bën atë një larës të përkryer për fytyrën. Ju mund të hiqni papastërtitë me asgjë më shumë se me pak mjaltë të papërpunuar dhe pak ujë.
Trajton aknet
Ju mund ta përdorni mjaltin si pastrues për të ndihmuar në parandalimin e disa lloje puçrrash për shkak të vetive të tij kundër mykut. Për një efekt më të fuqishëm, mjalti mund të lihet në akne për t’i ndihmuar ato të shërohen më shpejt.
Eksfolion lëkurën
Mjalti në vetvete funksionon më mirë si pastrues në krahasim me eksfoliuesat e mirëfilltë për shkak të konsistencës së tij të butë. Por të arrish të gjesh mjaltë të grimcuar është e vështirë.
Zbeh plagët
Mjalti përmban sasi të vogla të peroksidit të hidrogjenit. Kjo mund t’i japë asaj veti të lehta zbardhuese, gjë që është veçanërisht e dobishme kur bëhet fjalë për lehtësimin e shenjave të bezdisshme pas akneve dhe hiperpigmentimit.
Hidraton lëkurën
Mjalti tërheq lagështinë në lëkurë nga ajri. Aplikimi i mjaltit në fytyrë është një mënyrë e shkëlqyer për ta mbajtur lëkurën tuaj të hidratuar, me shkëlqim, të freskët dhe të zhdërvjellët gjatë gjithë kohës.
Ndihmon në problemet e lëkurës
Studiuesit kanë zbuluar se mjalti ndihmon për trajtimin e dermatitit seborrheik, dermatitit atopik dhe psoriasit. Mjalti i papërpunuar gjithashtu mund të qetësojë ekzemën.