Raporton në kohe reale të dhënat për përdoruesin

Paneli i Administrimit do të jetë një mjet i personalizuar ku çdo bletar do të ketë llogarinë e tij në të cilën do ti shfaqen parametrat dhe të dhënat që ne gjenerojmë nga parku i tij i bletëve. Çdo koshere do të ketë informacion unik që do përditësohet në kohë reale.

Ky panel është thelbësor në rastet:

  • Kur parametrat jetësorë bien nën nivelin optimal
  • Kur kolonia e bletës fillon roitjen / largimin nga kosherja
  • Kur pesha e kosheres bie në mënyrë të menjëhershme

Në panel, bletari do të ketë mundësi që të arkivojë informacionin automatikisht dhe në këtë mënyrë ai do të ketë një historik jetësor për secilën koshere.

Nëpërmjet Koshere.al, do të ofrojmë dhe një hapësirë informim-edukimi dhe blerje produktesh që janë të domosdoshme për punën e përditshme te bletarit. Ne synojmë gjithashtu të krijojmë hapësirën e duhur virtuale për të mbledhur komunitetin e bletarëve në Shqipëri.

Abonohu për lajmet javore
Na Ndiqni