Cloud

Sensorët tanë të integruar përpunojnë të dhënat e treguesve të marrë nga sensorët e Kosheres Dixhitale dhe gjithashtu mund të zbulojnë ndërhyrjet në koshere, nga kafshët ose nga njerëzit.

Sistemi ynë është në gjendje të lajmërojë bletarin në kohë reale duke gjeneruar automatikisht njoftime në pajisjen celulare të tij në rastet kur në koshere ka ndërhyrje.

Sistemi i dërgimit të të dhënave dhe ruajtjes së tyre quhet “Cloud”. Kosherja dixhitale nuk përmban as serverë fizikë dhe as teknologji të tjera të vjetruara. Teknologjia “Cloud” do të ndihmojë bletarët në marrjen e informacioneve në kohë reale për kushtet e parkut të tyre dhe gjithashtu do të shërbejë si ruajtës i historisë së gjendjes së kosheres për një periudhë të gjatë. Bazuar në historikun e tyre, bletarët mund të ndërhyjnë në kohë në koloni të caktuara në mënyrë që parku të jetë gjithmonë në kushte optimale.

 

 

 

Abonohu për lajmet javore
Na Ndiqni