Kosherja Dixhitale, e krijuar nga ne, ka sensorë të instaluar brenda saj që gjenerojnë të dhëna në lidhje me temperaturën e kosheres, nivelin e lagështisë dhe praninë ose mungesën e bletës mbretëreshë. Të gjithë këta sensorë të inteligjencës artificiale do të mbledhin të dhënat e cituara më sipër dhe do t’ia dërgojnë bletërritësit përmes sistemit që kemi krijuar.
Përveç sensorëve, ne programojmë gjithashtu një peshore unike për kosheren, duke gjeneruar të dhëna për peshën e kosheres në periudha të ndryshme. Këto të dhëna do ta ndihmojnë bletërritësin të vërejë se kur pesha e kosheres është e rëndë, që do të thotë se është koha që mjalti të korret.